• e diel, 22 dhjetor 2024

Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar nga një sulm me thikë në një treg në jug të Londrës

Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar nga një sulm me thikë në një treg në jug të Londrës

 Londër, 10 nëntor 2024 (MIA) - Një burrë ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar pasi një burrë me thikë sulmoi një treg të mbushur të dielën në Uoluort, në jug të Londrës, shkruan "San".

Policia rreth orës 11:40  mori një telefonatë se disa njerëz ishin therur me thikë në rrugën "Ist". 

 Edhe krahas përpjekjeve të ndihmës së shpejtë, një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

 Në vendngjarje është arrestuar një burrë që besohet të jetë rreth të gjashtëdhjetave.

 Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm dhe hetimet janë duke vazhduar, bëri të ditur policia.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR