Një person humbi jetën si pasojë e përplasjes të një kamioni dhe makine në Bullgari

Dellçevë, 21 janar 2022 (MIA) - Një person humbi jetën si pasojë e përplasjes të një kamioni të Maqedonisë së Veriut i cili ka transportuar xehe nga minierat për plumb dhe zink dhe një makine "opel" në vendin Zelen Doll në Republikën e Bullgarisë në afërsi të vendkalimit kufitar Dellçevë - Stanke Lisoçkovë.
Incidenti, siç lajmërojnë disa media bullgare, ka ndodhur afër vendit "Zelen Doll" mbrëmë rreth orës 20, në rrugën Bllagoevgrad - vendkalimi kufitar Stanke Lisiçkovë - Dellçevë, në rrethrrotullimin i cili kyçet në autostradën Struma.
Nga përplasja jetën e humbi shoferi i makinës, ndërsa gjatë aksidentit nga rezervuari i kamionit është derdhur një sasi e madhe e karburantit. ar/