• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një person humbi jetën nga stuhia në Japoni, urdhërohet evakuimi i dhjetëra mijëra njerëzve

Një person humbi jetën nga stuhia në Japoni, urdhërohet evakuimi i dhjetëra mijëra njerëzve

Tokio, 21 shtator 2024 (MIA) - Një person ka vdekur, ndërsa më shumë se 10 rezultojnë të zhdukur pas stuhisë që goditi gadishullin Noto në prefekturën qendrore Ishikava të Japonisë, rajon i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm më 1 janar.

Është urdhëruar evakuimi i dhjetëra mijëra njerëzve, ndërsa më shumë se 6.000 amvisëri janë pa energji elektrike.

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent për reshje të dendura shiu në zonën e Komunës Vaxhima në gadishullin Noto.

Më shumë se 120 milimetra shi ranë në zonën Vaxhima për një orë, reshje më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në këtë rajon.

Autoritetet lokale thonë se 10 persona llogariten si të zhdukur në Vaxhima dhe se një person vdiq në qytetin Suzu në të njëjtin rajon.

Shërbimi kundër zjarreve në pjesën veriore të zonës së prekur kumtoi se tre persona llogariten si të zhdukur.

Mijëra shtëpi janë përmbytur dhe mediat raportojnë se një person është varrosur i gjallë nga rrëshqitja e dheut.

Autoritetet thonë se 16 lumenj kanë dalë nga shtrati.

Guvernatori i Ishikavës, Hiroshi Hase u bëri thirrje banorëve të veprojnë "konform me situatën e rrezikshme", duke pasur parasysh se në disa zona strukturat janë të dobëta pas tërmetit të fortë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR