Një person humbi jetën, mijëra pa energji për shkak të stuhisë "Dara" në Britani të Madhe
- Një person ka humbur jetën pasi një pemë ka rënë në minibusin e tij gjatë stuhisë së fortë "Dara", e cila sot ka goditur disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:13, 7 dhjetor, 2024

Londër, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën pasi një pemë ka rënë në minibusin e tij gjatë stuhisë së fortë "Dara", e cila sot ka goditur disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
Erërat me shpejtësi deri në 150 kilometra në orë lanë mijëra familje pa energji, ndërsa miliona qytetarë u paralajmëruan të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Komunikacioni hekurudhor është paralizuar.
Policia bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm kur një pemë ra mbi automjetin e një burri 40-vjeçar në një autostradë pranë Prestonit, në verilindje të Anglisë.
Foto: EPA