Një person humbi jetën gjatë shpërthimit në ndërtesën e banimit në Moskë
- Një person humbi jetën, ndërsa katër u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh në pjesën veriperëndimore të Moskës, njoftuan mediat ruse, duke cituar shërbimet e urgjencës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:26, 3 shkurt, 2025

Moskë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Një person humbi jetën, ndërsa katër u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh në pjesën veriperëndimore të Moskës, njoftuan mediat ruse, duke cituar shërbimet e urgjencës.
"Baza", kanal në Telegram në afërsi të shërbimeve speciale ruse, publikoi një video në të cilën shihen dëme serioze në kompleksin e banimit "Ali Parusa" ku ndodhi shpërthimi.
Arsyet e shpërthimit ende nuk dihen.
Në dhjetor, Ukraina mori përgjegjësinë për vrasjen e gjeneralit rus Igor Kirillov në një sulm me bombë para ndërtesës së banimit në Moskë.
Deri më tani nuk ka komente nga Kievi. rq/
Foto: arkivi i MIA-s