• e hënë, 08 korrik 2024

Një person humbi jetën, disa të plagosur gjatë të shtënave në Çikago

Një person humbi jetën, disa të plagosur gjatë të shtënave në Çikago

Çikago, 19 qershor 2023 (MIA) - Një person ka humbur jetën dhe të paktën 20 janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur dje në një parking në periferi të Çikagos në SHBA, kumtuan autoritetet.

"Të paktën 20 persona u qëlluan, një viktimë ka ndërruar jetë. Motivi i këtij incidenti është i paqartë", tha Erik Svanson, zëvendës në Zyrën e sherifit të qarkut Dupajxh.

Sipas tij, viktima të shumta janë dërguar në spitale, ndërsa disa prej tyre vetë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

"Gjendja me të plagosurit nuk është e njohur", deklaroi Svanson para gazetarëve.

Kreg Loci i cili mori pjesë në këtë ngjarje, deklaroi se në momentin e të shtënave është krijuar kaos dhe turma ka filluar të largohet.

Pamjet televizive treguan një qendër tregtare të mbushur me plehra dhe shirita policie në Viloubruk në rreth (32.1 km) në jugperëndim të Çikagos.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR