Një person e humbi jetën dhe tetë u plagosën pasi një pjesë e një mbikalimi u shemb pranë qytetit grek të Patras
- Një person e ka humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar pasi një urë është mbyllur për përdorim dhe është shembur trafiku në afërsi të qytetit grek të Patras, njoftoi korrenspondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:57, 23 korrik, 2023

Athinë, 23 korrik 2023 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar pasi një urë është mbyllur për përdorim dhe është shembur trafiku në afërsi të qytetit grek të Patras, njoftoi korrenspondentja e MIA-s nga Athina.
Zëdhënësi i Shërbimit grek të Zjarrfikësve, Vasilis Vatrakojanis, bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur pak para orës 13:00 me orën lokale dhe në vendngjarje ndodhen 35 zjarrfikës me 12 automjete, ekipe speciale të shpëtimit me dy qen dhe dronë, si dhe pesë autoambulanca.
Ai njoftoi se një person e ka humbur jetën dhe gjithsej tetë persona janë transportuar në dy spitalet e zonës.
Njëkohësisht, Vatrakojanis theksoi se nga e enjtja e datës 20 korrik mbikalimi specifik është plotësisht i mbyllur dhe qarkullimi është i ndaluar me qëllim shembjen dhe rindërtimin e tij.
Për momentin nuk dihen arsyet e shembjes së një pjese të mbikalimit, e as nuk dihet pse njerëzit kanë qenë nën urë. qa/shk/