Një person humbi jetën dhe pesë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë
- Nga shpërthimi i një bombe në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë sot humbi jetën M.B. (40) nga Podgorica, ndërsa pesë persona janë lënduar, kumtoi Sërgjan Koriq nga Departamenti i Policisë së qytetit.
- Post By Sara Ademi
- 13:20, 3 mars, 2023

Podgoricë, 3 mars 2023 (MIA) - Nga shpërthimi i një bombe në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë sot humbi jetën M.B. (40) nga Podgorica, ndërsa pesë persona janë lënduar, kumtoi Sërgjan Koriq nga Departamenti i Policisë së qytetit.
Koriq ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në orën 11:45, dhe sipas informacioneve të para nga policia, një person ka aktivizuar bombën në hyrje të gjykatës.
Në faqen e RTCG-së nga Podgorica thuhet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Në momentin e shpërthimit në gjykatë ka pasur numër të madh të njerëzve.
Në terren janë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, policia dhe njësia e zjarrfikësve.
“Ekipet e Administratës Policore dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për të kryer mbikqyrjen dhe sigurimin e vendit të ngjarjes”, njoftuan nga policia. sa/