• e premte, 04 tetor 2024

Një person e ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar në një përleshje të armatosur mes migrantëve në Suboticë

Një person e ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar në një përleshje të armatosur mes migrantëve në Suboticë
Beograd, 2 korrik 2022 (MIA) – Në periferinë e Suboticës në mëngjes ka ardhur deri në përleshje të armatosur mes migrantëve. Sipas informatave të para, një migrant ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Migrantët e lënduar janë përkujdesur në spitalin në Suboticë, ndërsa mes tyre ka edhe një vajzë 16-vjeçe, jeta e së cilës është rrezik. Deri te përleshja mes dy grupeve rivale të migrantëve me siguri ka ardhur për shkak të zënkës se kush do t’i kontrabandojë migrantët përmes kufirit serbo-hungarez...bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR