Një person e ka humbur jetën në përmbytjet në Rumani, qindra të evakuuar
- Një person e ka humbur jetën, ndërsa qindra janë evakuuar pasi reshje të rrëmbyeshm dhe erëra të forta goditën Rumaninë, kumtoi sot Inspektorati i përgjithshëm rumun për situata të jashtëzakonshme.
Bukuresht, 28 korrik 2025 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa qindra janë evakuuar pasi reshje të rrëmbyeshm dhe erëra të forta goditën Rumaninë, kumtoi sot Inspektorati i përgjithshëm rumun për situata të jashtëzakonshme.
Sipas Agjencisë rumune për situata të jashtëzakonshme, rreth 25 fshatra në nëntë qarqe u goditën nga reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta, të cilat rrëzuan çati dhe pemë dhe bllokuan trafikun në disa rrugë, publikoi gazeta rumune "Zijare".
Qarqet Namce dhe Suçava në lindje të vendit u goditën më rëndë, ku dy lumenj dolën nga shtrati.
Qindra njerëz u evakuuan në ato zona, ndërsa në fshatin Bërsteni në qarkun Suçava, të gjitha rrugët hyrëse u bllokuan. Tre helikopterë u vendosën për të kërkuar banorët e bllokuar në zonat e përmbytura.
Agjencia për menaxhime me ujëra pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor kumtoi se disa lumenj kishin arritur nivele rekord dhe se po punohet për riparimin e urave të shembura. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s