• e enjte, 04 dhjetor 2025

Një person e humbi jetën ndërsa 11 janë plagosur në sulmin me dronë rusë në afërsi të Kievit

Një person e humbi jetën ndërsa 11 janë plagosur në sulmin me dronë rusë në afërsi të Kievit

Kiev, 30 nëntor 2025 (MIA) - Së paku një person është vrarë mbrmë, ndërsa 11 janë lënduar, përfshirë edhe një fëmijë, në afërsi të Kievit, në sulmin me fluturake ruse pa pilot, kumtuan autoritetet lokale.

Shefi i administratës ushtarake për rajonin e Kievit, Mikola Kalashnik, përmes Telegramit e dënoi "sulmin armiqësor ndaj Vishgorodit në të cilin u vra një person, ndërsa 11 janë lënduar, prej të cilëve gjashtë janë dërguar në spital", duke cekur se bëhet fjalë për ofenzivë të re të dronëve rusë, siç ishte rasti gjatë tërë natës së kaluar në disas lagje të kryeqytetit ukrainas.

Ai tha se ekipet e shpëtimit i evakuojnë banorët nga një ndërtesë shumëkatëshe që ishte goditur, ku u angazhuan edhe zjarrfikësit.

Kalashnik paralajmëroi se numri i të lënduarve është me siguri më i madh.

Ky sulm, që i përshkruhet Moskës, pason pas sulmit me fluturake pa pilot ndah infrastrukturës së madhe të naftës në portin rus në Detin e Zi, për të cilin Kievi e mori përgjegjësinë. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR