• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Një person është vrarë, ndërsa 14 janë plagosur në një sulm rus në Odesa

Një person është vrarë, ndërsa 14 janë plagosur në një sulm rus në Odesa

Odesa, 28 qershor 2025 (MIA) – Një person është vrarë, ndërsa 14 janë plagosur gjatë natës në sulmin më të ri rus me fluturake pa pilot ndaj qytetit jugor ukrainas Odesa, njoftoi prokurori shtetëror i Ukrainës, transmeton agjencia Anadollia. 

“Në natën e 20 qershorit, rusët kryen sulm masiv me fluturake pa pilot ndaj Odesës duke shfrytëzuar të paktën dhjetë fluturake pa pilot”, njoftuan prokurorët, duke thënë se ndërtesa banesore 23-katëshe dhe blloqe të tjera banesore ishin në mesin e strukturave të dëmtuara. 

Tre shpëtimtarë, gjithashtu, janë në mesin e të plagosurve, shtohet në kumtesë. 

Pas sulmit zjarre shpërthyen në disa lokacione në qytet, ndërsa autoritetet lokale ende e vlerësojnë shkallën e dëmit material. 

Sulmi më i ri vjen pas një varg sulmesh me fluturake pa pilot përgjatë Ukrainës jugore. 

Pala ruse ende nuk u është përgjigjur akuzave ukrainase, ndërsa për momentin është pamundësuar edhe konfirmim i pavarur i asaj që është thënë duke pasur parasysh konfliktin aktual të armatosur. fc/

Foto: Shërbimi ukrainas për situata të jashtëzakonshme 

 

QËNDRONI TË LIDHUR