• e enjte, 04 dhjetor 2025

Një person është lënduar lehtë në incidentin me një aeroplan luftarak në një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq

Një person është lënduar lehtë në incidentin me një aeroplan luftarak në një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq

Uashington, 29 prill 2025 (MIA) - Një person është lënduar lehtë në një incident në aeroplanmbajtësen "USS Hari S. Truman", e cila aktualisht ndodhet në Detin e Kuq. Marina Amerikane kumtoi se një aeroplan luftarak F/A-18 rrëshqiti mbi kuvertë ndërsa marinarët po e tërhiqnin atë drejt hangarit të anijes.

Anëtarët e ekuipazhit të "Hari Truman", të cilët gjatë incidentit ishin në kabinën e pilotit dhe në një rimorkiator të vogël, arritën të shpëtonin përpara se të dy aeroplanët të rrëzoheshin në Detin e Kuq. Një marinar është lënduar më lehtë në incidentin, kumtoi marina amerikan. 

"Aeroplani po tërhiqej drejt hangarit kur ekuipazhi humbi kontrollin mbi të", thuhet në kumtesën e marinës. 

Aeroplanët luftarakë shpesh tërhiqen në kuvertën e hangarit për t'u parkuar aty ku nevojiten për misione fluturimi ose punë të tjera. Nuk është e qartë nëse do të ketë ndonjë përpjekje restaurimi për aeroplanin, i cili vlen rreth 60 milionë dollarë. Incidenti është nën hetim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR