Një palestinez vrau dy imigrantë në Bregun Perëndimor
- Një person i armatosur palestinez vrau dy imigrantë hebrenj në makinën e tyre sot në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan autoritetet izraelite.
- Post By Sara Ademi
- 17:01, 26 shkurt, 2023

Tel Aviv, 26 shkurt 2023 (MIA) - Një person i armatosur palestinez vrau dy imigrantë hebrenj në makinën e tyre sot në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan autoritetet izraelite.
Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi pasi zyrtarët izraelitë dhe palestinezë të sigurisë u takuan në Jordani për të diskutuar zvogëlimin e tensioneve.
Mjekët thanë se viktimat e sulmit, i cili ndodhi pranë Havarës, zonë ku incidente të tilla janë të shpeshta, ishin burra rreth të njëzetat, banorë të vendbanimit Har Braha, tetë kilometra larg vendit të ngjarjes. sa/