• e enjte, 04 korrik 2024

Një përfaqësues zyrtar i NATO-s: Lufta në Ukrainë do të bëhet betejë mes sasisë dhe cilësisë

Një përfaqësues zyrtar i NATO-s: Lufta në Ukrainë do të bëhet betejë mes sasisë dhe cilësisë

Bruksel, 10 maj 2023 (MIA) - Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, deklaroi sot se lufta në Ukrainë gjithnjë e më shumë po bëhet betejë mes ushtarëve të shumtë rusë të trajnuar dobët me pajisje të vjetëruar dhe forcave ukrainase në numër të vogël të cilët kanë armë më të mira perëndimore. 

Bauer deklaroi se Rusia tani shpërndan numër të konsiderueshëm të tankeve të vjetra Т-54.

"Megjithatë, problemi është se ata kanë ende shumë tanke T-54. Ajo që do të shohim tani është se rusët do të fokusohen, domethënë do të duhet të fokusohen te sasia, një numër më i madh rekrutësh. Në të njëjtën kohë, ata do të mobilizojnë ushtarë të trajnuar dobët me pajisje të vjetruara”, tha Bauer.

Në ndërkohë, ukrainasit "do të fokusohen në cilësinë, me sistemet perëndimore të armatosura dhe trajnim perëndimor. Ky është dallim i madh në muajt e ardhshëm". fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR