• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një ortek me baltë dhe gurë ka mbuluar një rrugë në Kolumbi, të paktën 18 të vdekur

Një ortek me baltë dhe gurë ka mbuluar një rrugë në Kolumbi, të paktën 18 të vdekur

Medelin, 13 janar 2024 (MIA) - Një katastrofë e madhe natyrore ka ndodhur dje në Kolumbinë veriperëndimore pasi një pjesë e një mali u shkëput pas reshjeve të mëdha të shiut dhe ra mbi një rrugë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 18 personave, përderisa 30 të tjerë janë lënduar.Rrëshqitja e dheut ka ndodhur në afërsi të qytetit Karmen de Atrato.

Shpëtimtarët lokalë presin që numri i të vdekurve dhe të plagosurve të rritet. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 sipas kohës lokale, përderisa veturat prisnin në rrugë të frekuentuar e cila i lidh qytetet Medelin dhe Kuidbo, informojnë mediat e Kolumbisë. 

Njerëzit mbetën të ngujuar në automobilat e tyre nën ortekun me baltë dhe gurë i cili u rrëzua mbi ta. 

Një incizim nga momenti dramatik, i publikuar në rrjetet sociale, tregon se njerëzit në automjete nuk kanë pasur mundësi që të iknin. 

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro deklaroi se qeveria do ta sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme, duke e përshkruar ngjarjen në rrjetet sociale si "tragjedi të tmerrshme".

Haime Herera, kryetari i Karmen de Atrata, deklaroi për televizionin lokal se besohet se disa njerëz ende janë të bllokuar nën ortek. 

Kompetentët paralajmëruan se do të fillojnë operacion për kërkimin e të zhdukurve. 

Ministria e Mbrojtjes njofton për reshje të mëdha të shiut në këtë zonë, gjë që i vështirëson operacionet e shpëtimit. fc/

Fotografia: X

QËNDRONI TË LIDHUR