• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një organizatë nga Zelanda e Re shpërndau lëpirëse me një sasi vdekjeprurëse të drogës

Një organizatë nga Zelanda e Re shpërndau lëpirëse me një sasi vdekjeprurëse të drogës

Uelington, 14 gusht 2024 (MIA) - Një organizatë bamirëse që punon me të pastrehët në Oklend të Zelandës së Re, shpërndau pa dashje lëpirëse me një dozë potencialisht vdekjeprurëse të metamfetaminës në pakot e saj ushqimore, raporton Gardian.

Bëhet fjalë për pako të dhuruara me ushqim. Misioni i qytetit Oklend u tha gazetarëve se personeli ka filluar të kontaktojë me rreth 400 njerëz për të gjetur pakot që përmbajnë drogë metamfetaminë në mbështjellëset për lëpirëse.

Policia e Zelandës së Re ka hapur padi penale.

Sasia e metamfetaminës në çdo ëmbëlsirë ishte deri në 300 herë më shumë se niveli që dikush do të merrte normalisht dhe mund të jetë fatale, sipas Fondacionit të Drogës së Zelandës së Re, një organizatë e politikave dhe testimit të drogës që testoi për herë të parë lëpirëset.

Ben Birks Ang, një zëdhënës i Fondacionit, tha se "maskimi" i drogës si mallra të padëmshme ishte një teknikë e zakonshme e kontrabandës ndërkufitare dhe më shumë ëmbëlsira mund të ishin shpërndarë në të gjithë Zelandën e Re.

"Vlera e rrugës për një lëpirëse është 608 dollarë, që do të thotë se dhurimi nga i huaji ishte i rastësishëm dhe i paqëllimshëm", tha Birks Ang.

Nuk ka të hospitalizuar. sa/

foto: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR