• e premte, 05 dhjetor 2025

Një nxënës sulmon mësuesen në një shkollë në Francë

Një nxënës sulmon mësuesen në një shkollë në Francë

Paris, 24 shtator 2025 (MIA)- Një mësuese është goditur me thikë nga një nxënës 14-vjeçar në Shkollën e mesme "Robert Shuman" në Benfeld, në departamentin francez të Bas-Rhin, pranë Strasburgut. Sipas mediave franceze adoleshenti jetonte në një strehë lokale.

Ai u arrestua nga xhandarmëria dhe është në gjendje kritike pasi u vetëther në kohën e arrestimit.

Alarmi u dha këtë mëngjes, ndërkohë që shkolla u evakuua për arsye sigurie. Mësuesja e cila u qëllua në klasën e saj, u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por pa rrezik.

Sipas mediave franceze nxënësi 14-vjeçar njihej në shkollën e tij për pikturimin e grafiteve naziste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR