• e shtunë, 21 shtator 2024

Një nxënës i mitur ua ka drejtuar një pistoletë lodër nxënësve të tjerë

Një nxënës i mitur ua ka drejtuar një pistoletë lodër nxënësve të tjerë

Shkup, 6 maj 2023 (MIA) - Një nxënës i mitur në një shkollë fillore në Çair ka nxjerrë një pistoletë lodër nga plastika dhe ua ka drejtuar nxënësve të tjerë, pas çka ia ka dorëzuar drejtoreshës së shkollës, konfirmuan nga MPB-ja për MIA-n.

"Në hapësirat  e një shkolle fillore në zonën e Çairit, Shkup, dje në mesditë, nëpunë policorë në prani të prindërve, Pedagogut, psikologut dhe drejtoreshës së shkollës kanë kryer bisedë zyrtare me një nxënës të mitur. në shkollë, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të drejtoreshës së shkollës se ka nxjerrë dhe ka drejtuar një armë plastike (lodër) nxënësve të tjerë dhe më pas ia ka dorëzuar asaj", njoftojnë nga MPB.

Është njoftuar prokurori publik kujdestar për të mitur, si dhe Qendra për Punë Sociale për veprim të mëtutjeshëm. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR