• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një nga spitalet kryesore në pjesën qendrore të Haitit po mbyllet për shkak të dhunës së bandave

Një nga spitalet kryesore në pjesën qendrore të Haitit po mbyllet për shkak të dhunës së bandave

Porto-o-Prens, 23 prill 2025 (MIA) - Një nga spitalet kryesore të Haitit po mbyllet për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë pasi bandat sulmuan qytetin Mirebalis në qendër të Haitit, transmetojnë agjencitë duke u thirrur në dokumente interne.

"Spitali universitar Mirebalis pushoi së funksionuari në fillim të prillit", tha Pjer-Mari Sherenfant, zëvendësshef ekzekutiv i spitalit, duke shtuar se spitali kishte filluar të transportonte pacientë nëpër spitale të tjera në zonë.

Spitali i cili gjendet rreth 55 kilometra në verilindje të kryeqytetit Porto-o-Prens me vite ka shërbyer si një strukturë referimi për pacientët, duke ofruar kujdes shëndetësor të përballueshëm për rastet e rënda, nga koronavirusi deri te trajtimi i kancerit.

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR