Një negociues i Hamasit konfirmoi se me Izraelin janë shkëmbyer lista të të burgosurve dhe pengjeve
- Një përfaqësues i Hamasit, Taher Al-Nunu, sot deklaroi se negociuesit nga organizata e tij dhe Izraeli kanë shkëmbyer lista të të burgosurve dhe pengjeve të cilët do të mund të lirohen nëse arrihet marrëveshje në negociatat rrjedhëse për armëpushimin në gazë, që pëo zhvillohen në Egjipt.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:33, 8 tetor, 2025
Gazë, 8 tetor 2025 (MIA) - Një përfaqësues i Hamasit, Taher Al-Nunu, sot deklaroi se negociuesit nga organizata e tij dhe Izraeli kanë shkëmbyer lista të të burgosurve dhe pengjeve të cilët do të mund të lirohen nëse arrihet marrëveshje në negociatat rrjedhëse për armëpushimin në gazë, që pëo zhvillohen në Egjipt.
Al-Nunu gjithashtu tha se hamasi është optimist lidhur me arritjen e marrëveshjes, duke cekur se grupi ka treguar pozitivitet të nevojshëm.
Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Badr Abdel Aati, paraprakisht konfirmoi se në Sharm el-Sheik po zhvillohen bisedime mes delegacioneve të hamasit dhe Izraelit. Ai shtoi se vendet arabe do t'i mbështesin marrëveshjet paqësore me Izraelin nëse vjen deri te përfundimi i konfliktit, transmetoi agjencia Al Arabia.
Shefi i diplomacisë egjoptiane përkujtoi se plani amerikan parasheh ndërprerje të luftës, refuzim të aneksimit dhe zhvendosjeve të dhunshme, si dhe nevojë për përpjekje të përbashkëta ndërkombëtare për tërheqje të sigurt të forcave izraelite nga Rripi i Gazës. ab/
Foto: МIА arkivi