• e premte, 05 dhjetor 2025

Një ndërtesë banimi u godit nga sulmi me raketa iraniane ndaj Izraelit, thotë policia izraelite

Një ndërtesë banimi u godit nga sulmi me raketa iraniane ndaj Izraelit, thotë policia izraelite

Tel-Aviv, 20 qershor 2025 (MIA) - Një raketë iraniane goditi një ndërtesë banimi në Izraelin jugor, njoftoi policia izraelite këtë mëngjes.

"Forca policore e qarkut jugor, së bashku me ekspertët e pastrimit të minave dhe ekipet e intervenimeve urgjente, po punojnë aktualisht në vendin e sulmit në një nga qytetet jugore të vendit", thuhet në njoftimin e policisë. Komunikata shoqërohet me fotografi që tregojnë një ndërtesë banimi me fasadë të dëmtuar, vendndodhja e saktë e së cilës nuk është zbuluar.

Herët këtë mëngjes - dita e tetë e luftës midis dy vendeve - sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa zona të Izraelit. Paralajmërimi për sulm ajror u anulua disa minuta më vonë.

Ushtria izraelite shpalli alarm pasi zbuloi raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, njoftoi ushtria izraelite në aplikacionin Telegram. Pak më vonë, Komanda e frontit vendor (forcat izraelite përgjegjëse për mbrojtjen civile dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në kohë lufte, krize ose fatkeqësish) njoftoi se njerëzit mund të largohen nga strehimoret nga bombat dhe zonat e mbrojtura.

Nuk ka raportime për viktima, njoftoi Magen Dejvid Adom - ekuivalenti izraelit i Kryqit të Kuq. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR