• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një minutë heshtje në Sofje në nder të viktimave në Koçan

Një minutë heshtje në Sofje në nder të viktimave në Koçan

Sofje, 20 mars 2025 (MIA) - Disa mijëra njerëz në Sofje mbrëmë me një minutë heshtje kanë bërë homazhe për viktimat në Koçan. Qytetarët e tubuar para Pallatit të drejtësisë në qendër të Sofjes, para fillimit të protestës në mbështetje të sundimit të ligjit, lexuan emrat e 59 viktimave në Koçan.

Për shkak të tragjedisë në Koçan, Bullgaria të martën shpalli ditë zie, ndërsa kreu shtetëror dhe politik bullgar, si dhe qytetarë të shumtë u nënshkruan në librin e zisë të hapur në ambasadën e Maqedonisë në Sofje.

Бугарскиот претседател Румен Радев денеска изрази сочувство до роднините на загинатите во пожарот во Кочани и се потпиша во книгата на жалост во Амбасадата на Република Северна Македонија во

Në Librin e zisë, siç njofton ambasada e Maqedonisë janë nënshkruar presidenti Rumen Radev, nënpresidentja Iliana Jotova, kryetarja e Kuvendit Natalia Kiselova, ish presidenti i shtetit Georgi Përvanov, ministra, zëvendësministra, deputetë, ambasadorë, diplomatë, figura publike, mjekë dhe autorë, qytetarë të Maqedonisë që jetojnë në Bullgari.

Deri në ambasadë kanë arrit edhe mesazhe të shumta me fjalë ngushëllimi dhe shprese, shprehje solidariteti dhe simpatie me popullin maqedonas.

Në Bullgari po trajtohen edhe disa nga të lënduarit nga zjarri në Koçan. Në spitalet në Sofje, Varna dhe Plovdiv për momentin janë të shtruar 15 persona.

Foto: BTA/ambasada e Republikës së Maqedonisë në Sofje

 

QËNDRONI TË LIDHUR