• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një milioner ukrainas humb jetën në bombardimet në Mikolaev

Një milioner ukrainas humb jetën në bombardimet në Mikolaev
Kiev, 31 korrik 2022 (MIA) – Një nga biznesmenët më të pasur ukrainas, Oleksej Vadaturski ka vdekur në bombardimet në qytetin jugor të Ukrainës, Mikolaev. Gruaja e tij Raisa u vra poashtu pasi një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, transmeton Bi-Bi-Si informacionet për mediat ukrainase. Ai ka qenë pronar i Nibulon, kompani për eksportimin e grurit. Kryetari i bashkisë së Mikolaev, Oleksandër Senkeviç deklaroi se ky ka qenë një nga sulmet më brutale në qytet. Mikolaev është rrugës për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës dhe shpesh është cak i sulmeve.

QËNDRONI TË LIDHUR