• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Një jashtëtokësor" është parë nëpër metrotë e Nju-Jorkut

Nju-Jork, 16 gusht 2023 (MIA) - Një xhirim i diçkaje që i ngjan një jashtëtokësori në hekurudhën nëntokësore në Nju-Jork - një nga qytetet më të frekuentuara në botë, po shkakton vëmendje në internet. Disa madje bënë shaka se duhet të thirret Uill Smith i cili "i qëllonte me shuplaka" jashtëtokësorët në komedinë fantastiko shkencore "Njerëz në të zeza".

"Jashtëtokësori" mban maskë me ngjyrë të kaltër-të gjelbër me formë të një mkoke të madhe tullace, me veshë të shtrembër dhe sy të zinj... Ka edhe fanellë të gjerë me fotografinë e planetit Tokë dhe fjalët "Duaje nënën tënde", ndërsa njerëzir e vërejtën në disa vende në "Mollën e Madhe", duke përdorur vetëm lëvizje me duar për komunikim.

Bëhet fjalë për reklamë të paramenduar për filmin e ri "Xhulls" (Jules), dramë fantakstiko-shkencore, komedi), e cila tashmë doli më 11 gusht. Bëhet fjalë për rrëfimin për një të moshuar, jeta e të cilit ndryshon kur UFO do të zbresë në oborrin e tij në Pensilvanonë rurale (SHBA). ab/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR