• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një ish-ushtar tajlandez, në dasmën e tij qëlloi nusen dhe të afërmit e saj, pas çka u vetëvra

Një ish-ushtar tajlandez, në dasmën e tij qëlloi nusen dhe të afërmit e saj, pas çka u vetëvra

Bangkok, 27 nëntor 2023 (MIA) - Një ish-ushtar tajlandez shtiu në drejtim të nuses së tij dhe tre personave të tjerë para se të kryente vetëvrasje në dasmën e tij, kumtoi policia.

Çaturong Suksuk (2(0 dhe Kançana Paçunthuek (44) u martuan të shtunën në pjesën verilindore të Tajlandës.

Sipas raportimeve, ai përnjëherë u largua nga ahengu i dasmës dhe u kthye me pistoletë, duke e qëlluar bashkëshorten, nënën e saj 62-vjeçare dhe motrën 38-vjeçare.

Plumbat qëlluan edhe dy mysafirë, të cilët u dërguan në spital. Njëri prej tyre ndërroi jetë.

Policia për Bi-Bi-Si deklaroi se Çaturong "në atë kohë ishte mjaft i dehur", por motivi i tij mbetet i paqartë. Pistoletën dhe municionin i kishte blerë legalisht vitin e kaluar.

Mediumet tajlandeze, duke iu referuar asaj që mysafirët në aheng i treguan policisë, thonë se çifti është zënë gjatë ahengut. Gjithashtu, ishte kumtuar se Çaturong është ndjerë i pasigurt për shkak të dallimit në vite mes tij dhe gruas.

Megjithatë, policia kumtoi se ato janë vetëm spekulime, duke shtuar se kanë mbledhur dëshmi dhe presin "së shpejti" ta mbyllin rastin.

Çaturong dhe Kançana kanë jetuar së bashku tre vite para se të martoheshin, shkruajnë mediumet tajlandeze.

Ai e humbi këmbën e djathtë derisa ishte në detarë me forcat e lehta paraishtarake të këmbësorisë, të cilat patrullojnë prëgjatë kufijve të Tajlandës. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR