• e martë, 02 korrik 2024

Një i vdekur në përplasjen mes trenit dhe një automjeti në Gjevgjeli

Një i vdekur në përplasjen mes trenit dhe një automjeti në Gjevgjeli
Strumicë, 30 gusht 2022 (MIA)- Një person ka humbur jetën sot në aksidentin që ndodhi rreth orës 11 në hyrje të stacionit hekurudhor Miravcë- Gjevgjeli, pasi treni goditi një makinë. Siç informon SPB Strumicë, treni transportues i cili qarkullonte nga Trubareva drejt Gjevgjelisë ka goditur automjetin “opel vektra” me targa të Gjevgjelisë drejtuar nga R.I. (76) nga fshati Udovë i Vallandovës. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek i Ndihmës së shpejtë. Për momentin policia kryen mbikëqyrje, ndërsa komunikacioni hekurudhor në këtë pjesë është në ndërprerje. qa/    

QËNDRONI TË LIDHUR