Një i vdekur në përleshjet mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë, sulm në Jerusalem, konflikt në Bregun perëndimor
- Në një kamp refugjatësh në pjesën veriore të Bregut të okupuar perëndimor shpërthyen luftime mes palestinezëve dhe forcave të tyre të sigurisë, ku jetën e humbi një person, kumtuan personat zyrtarë.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:19, 31 gusht, 2023
Jerusalem, 31 gusht 2023 (MIA) - Në një kamp refugjatësh në pjesën veriore të Bregut të okupuar perëndimor shpërthyen luftime mes palestinezëve dhe forcave të tyre të sigurisë, ku jetën e humbi një person, kumtuan personat zyrtarë.
Trazirat i cekën sfidat për policinë palestineze e cila po tenton të vendosë rend në territorin e trazuar.
Në një vend tjetër në Jerusalem, policia izraelite kumtoi se një sulmues palestinez ka therur një izraelit dhe sulmuesi ishte vrarë nga një polic.
Edhe në Bregun perëndimor forcat izraelite të sigurisë kanë shtënë ndaj një palestinezi për të cilin thanë se gjatë drejtimit të automjetit kishte lënduar dy ushtarë. Tërë këto incidente janë pjesë e një prej fazave më të fuqishme në këtë rajon, në vitet e fundit.
Në qytetet në pjesën veriore të Bregut perëndimor me të cilin udhëheqin autoritetet palestineze, tentimet e forcave palestineze të sigurisë sërish të vendosin kontroll të brendshëm shkaktuan mllef tek ekstremistët të cilët e përqeshin qeverinë jopopullore dhe liderin e saj, presidentin mahmud Abaz, si aleat izraelit.
Duke mos mundur t'i mbrojnë palestinezët nga sulmet e kolonëve hebraik dhe shpesh nga sulmet vdekjeprurëse të ushtrisë izraelite ndaj qyteteve palestineze, forcat palestineze të sigurisë ishon nën kritika të rënda në opinion për pafuqinë e tyre dhe aleancën e sigurisë me Izraelin që daton prej marrëvehsjes paqëdore në Osllo prej para tre dekadave.
Pothuajse 180 palestinetë janë vrarë nga zjarri izraelit në Bregun perëndimor dhe Jerusalemin lindor këtë vit. Izraeli thotë se shumica e palestinezëv të vrarë ishin ekstremistë. Por, u vranë edhe të rinj të cilët protestuan apo fare nuk ishin të kyçur në konflikte.
Rreth 30 njerëz janë vrarë në sulmet palestineze ndaj izraelitëve këtë vit. ab/
Foto: МIА arkivi