• e enjte, 04 korrik 2024

Një i vdekur gjatë festimit të kampionatit në Napoli, të paktën 200 të lënduar

Një i vdekur gjatë festimit të kampionatit në Napoli, të paktën 200 të lënduar

Napoli, 5 maj 2023 (MIA) -  Festimi i kampionatit të tifozëve në Napoli, e cila ka zgjat gjithë natën në rrugët e Napolit është hijësuar nga vdekja e një personi, si dhe shifrat për të paktën 200 të lënduarve, njoftuan sot mediat italiane. 

Gjatë kremtimit e ka humbur jetën një djalë 26 vjeçare, i cili, sipas mediave, ka pësuar në të shtëna, ku janë plagosur tre persona të tjerë.

Sipas gazetës Koriere dela Sera, ende nuk është e qartë nëse të shtënat kanë qenë të ndërlidhura me festimin, ose bëhet fjalë për akt kriminal, ndërsa gazeta La Stampa njofton se vikitma ka qenë e ndërlidhur me një klan mafioz lokal.

Të paktën 200 persona të tjerë janë plagosur gjatë festës nga plagët me thikë, djegiet nga mjetet piroteknike ose sulmet e astmës të shkaktuara nga thithja e tymit nga pishtarët e tifozëve. mb/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR