• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo
Ohër, 10 nëntor 2022 (MIA) - Një person humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar në një aksident komunikacioni që sot pasdite ndodhi në rrugën magjistrale Ohër - Kërçovë, në Shën Erazmo. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski informoi se në aksident ishin pjesëmarrëse tri vetura, dy me targa të Ohrit dhe një me targa të Strugës. "Sot rreth orës 16:40 minuta në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë ka pasur një aksident komunikacioni ndërmjet veturës 'kia rio' me targa të Ohrit, e drejtuar nga R.A. (57) nga Ohri, veturës 'audi', me targa të Strugës, e drejtuar nga Sh.P. (22) nga Struga dhe veturës 'pollo', me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.R. (39) nga Ohri", deklaroi Dimoski. Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi R.A., ndërsa janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në spitalin "Shën Erazmo" dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Mbikëqyrje në vendin e aksidentit kanë bërë ekipe të policisë. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR