• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një i vdekur dhe dy të zhdukur pas shpërthimeve në magazinat e materialeve piroteknike afër Sofjes

Një i vdekur dhe dy të zhdukur pas shpërthimeve në magazinat e materialeve piroteknike afër Sofjes

Sofje, 26 korrik 2024 (MIA) - Në një seri shpërthimesh në gjashtë magazina të lëndëve piroteknike në Sofje të Bullgarisë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Kalin Stojanov.

Dy persona të tjerë (të moshës 22 dhe 60 vjeç) rezultojnë si të zhdukur. Shpërthimet - prej të cilëve i pari nga u regjistrua mbrëmë - në qytetin Elin Pelin afër Sofjes shkaktuan një alarm të madh gjatë të cilit autoritetet evakuuan 150 persona.

Vendin e incidentit e mbikëqyr një helikopter ushtarak. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e Qarkut të Sofjes. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR