• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një i arrestuar pas krizës së pengjeve në Holandë

Një i arrestuar pas krizës së pengjeve në Holandë

Ede, 30 mars 2024 (MIA) - Një sulmues i armatosur, për arsye të panjohura, ka rrëmbyer sot disa punonjës në një kafene në qytetin lindor të Holandës.

Fillimisht liroi tre pengje, më pas u largua nga kafeneja i maskuar me duart në ajër.

Policia e arrestoi menjëherë, ndërsa kryebashkiaku i Edes konfirmoi se kriza ka marrë fund.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për rrëmbimin, policia ka evakuuar 150 banesa dhe ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë larg zonës. Ata shtuan se nuk kishte asnjë tregues se motivi i rrëmbyesit ishte terrorist.

Rreth orës 11:30 policia njoftoi se janë liruar tre pengjet dhe rreth orës 12:30 nga kafeneja ka dalë një person i maskuar dhe menjëherë policia e ka vënë në pranga dhe e ka ndaluar. Më pas u konfirmua se bëhet fjalë për rrëmbyesin, motivet e të cilit ende nuk dihen. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR