Një hetim ka zbuluar se një kabllo e dëmtuar shkaktoi shembjen e funikularit të Lisbonës në shtator
- Shkaku i shembjes së funikularit në Lisbonë në fillim të shtatorit, kur vdiqën 16 persona, ishte një kabllo e dëmtuar, kanë treguar rezultatet e një hetimi zyrtar.
- Post By Sara Ademi
- 09:20, 21 tetor, 2025
Lisbonë, 21 tetor 2025 (MIA) - Shkaku i shembjes së funikularit në Lisbonë në fillim të shtatorit, kur vdiqën 16 persona, ishte një kabllo e dëmtuar, kanë treguar rezultatet e një hetimi zyrtar.
Në aksident, teleferiku "Elevador da Gloria" goditi një ndërtesë pasi doli nga shinat më 3 shtator, dhe në një raport paraprak, Byroja Portugeze për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF) deklaroi se kablloja që lidh dy kabinat nuk i plotësonte standardet e vendosura nga operatori i transportit të qytetit, Kompania Hekurudhore e Lisbonës (CCFL), raporton Gardian.
"Kablloja nuk përputhej me specifikimet përkatëse CCFL për përdorim në tramvajin Gloria, thuhet në raportin 35-faqësh.
Teleferikët e mbetur të qytetit në Lisbonë kanë qenë jashtë funksionit që nga aksidenti dhe GPIAAF njoftoi se ato duhet të mbeten jashtë funksionit derisa inspektorët të konfirmojnë se kanë sisteme frenimi "të afta për të imobilizuar kabinat në rast të një këputjeje të kabllit".
Midis të vdekurve në aksidentin e teleferikut ishin 11 shtetas të huaj dhe 20 persona u plagosën. Sipas një shënimi të GPIAAF disa ditë pas aksidentit, një inspektim rutinë mëngjesin e aksidentit nuk gjeti asgjë të pazakontë në lidhje me kabllon që u këput. sa/
Foto: MIA arkivi