Një helikopter operon në zjarrin afër Pepelishtes, linja e frontit të zjarrit më të gjatë se një kilometër
- Një helikopter operon në zjarrin afër fshatit të Negotinës, Pepelishtë, vija e frontit të zjarrit është më e gjatë se një kilometër, informuan pasdite nga QMK. Bëhet fjalë për zjarrin që ka shpërthyer rreth orës 10:30 në ambient të hapur në atarin e Pepelishtes, afër kampit të armatës për stërvitje Pepelishte, që është pjesë përbërëse e poligonit të armatës Krivollak.
Negotinë, 10 qershor 2024 (MIA) - Një helikopter operon në zjarrin afër fshatit të Negotinës, Pepelishtë, vija e frontit të zjarrit është më e gjatë se një kilometër, informuan pasdite nga QMK. Bëhet fjalë për zjarrin që ka shpërthyer rreth orës 10:30 në ambient të hapur në atarin e Pepelishtes, afër kampit të armatës për stërvitje Pepelishte, që është pjesë përbërëse e poligonit të armatës Krivollak.
"Pas përpjekjes së pasuksesshme nga ana e kadetëve për ta vënë zjarrin nën kontroll, ai u përhap dhe u zhvendos në drejtim të malit Koneçka (mali Serta) në anën e djathtë të rrugës rajonale Negotinë - Shtip. Vija e parë e zjarrit është më e gjatë se një kilometër. Vendi i banuar për momentin nuk është i rrezikuar dhe as nuk ka tendencë të tillë, por zjarri po shkon drejt dy linjave të transmetimit, njëra prej të cilave 410 kilovolt dhe tjetra 110 kilovolt dhe është ende në funksion", njofton QMK.
Era e cila vazhdimisht duke fryrë e ndërron drejtimin, në mënyrë plotësuese e vështirëson shuarjen e zjarrit.
Helikopteri i armatës është angazhuar në detyrat e rregullta të armatës në Ohër dhe nuk ka pasur mjaftueshëm kohë që i njejti të riorientohet në Shkup, të plotësojë mbushë karburant dhe të niset drejt Pepelishtes. mb/
Foto: MPB