• e hënë, 07 tetor 2024

Një grupi i armatosur ka sulmuar objektin diplomatik të SHBA-së në Irak

Një grupi i armatosur ka sulmuar objektin diplomatik të SHBA-së në Irak

Bagdad, 11 shtator 2024 (MIA) - Objekti diplomatik amerikan në Bagdad u sulmua mbrëmë vonë, por nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa aktualisht po vlerësohen dëmet, njoftoi zëdhënësi i ambasadës amerikane. 

Burimet e sigurisë njoftuan se dy raketa ranë rreth mesnatës në afërsi të forcave amerikane, të stacionuara në bazën "Kemp Viktoria" në aeroportin e Bagdadit. 

"Rreth orës 23:00, më 10 shtator, kishte sulme në kompleksin e shërbimit diplomatik në Bagdad, i cili është objekt diplomatik në SHBA", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. "Për fat të mirë, nuk janë raportuar viktima, ndërsa dëmet po vlerësohen". 

Kataib Hezbollah, njëri nga fraksionet e armatosura të mbështetura nga Irani në Irak, njoftoi se sulmi ishte i koordinuar qëllimisht me vizitën e presidentit iranian Masud Pezeshkian në Irak.

Në njoftimin e grupit kërkohet nga forcat e sigurisë irakiane që ta hetojnë incidentin dhe ta identifikojnë përgjegjësin. qa/ 

Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR