• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një grup shtetasish të huaj janë arrestuar në Poloni me dyshimin se kanë spiunuar për Rusinë

Një grup shtetasish të huaj janë arrestuar në Poloni me dyshimin se kanë spiunuar për Rusinë

Varshavë, 16 mars 2023 (MIA) - Një grup shtetasish të huaj janë arrestuar në Poloni nën dyshimin se kanë spiunuar për Rusinë. Raportoi Bi-Bi-Si duke i'u referuar mediave lokale.

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë vendosur kamera të fshehta për incizim të objekteve të ndjeshme infrastrukturore të cilat përdoren për dorëzimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Radio stacioni RMF FM (RMF FM) lajmëroi se kjo qeli e spiunimit  ka përgatitur plane për sabotim dhe instalim të dhjetëra kamerave në afërsi të nyjeve hekurudhore dhe  rrugëve të rëndësishme transportuese në provincën polake Subkarpatia, që kufizohet me Ukrainën.

Mediat  polake nuk e citojnë origjinën e të arrestuarve të cilët dyshohen për spiunim. Disa kamera janë gjetur edhe në afërsi të një aeroporti të vogël rajonal që është shndëruar në një qendër logjistike ndërkombëtare për dërgesën e ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Ky aeroport llogaritet  si objekt infrastrukturor shumë i ndjeshëm që forcat e armatosura të SHBA-së e mbrojtën me sisteme raketore kundër ajrore Patriot.

Presidenti amerikan Xho Bajden kohë më parë zbriti në këtë aeroport rrugës drejt Kievit, përkujton Bi-Bi-Si. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR