Një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos në rajonin e Belgorodit
- – Një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos kur një dron i armatës ukrainase goditi një automobil në fshatin Gruzskoje, rrethi i Borisovit, në rajonin e Belgorodit, njoftoi shtabi operativ rajonal në “Telegram”, transmetoi TASS.
- Post By Fitore Curri
- 16:56, 1 dhjetor, 2025
Moskë, 1 dhjetor 2025 (MIA) – Një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos kur një dron i armatës ukrainase goditi një automobil në fshatin Gruzskoje, rrethi i Borisovit, në rajonin e Belgorodit, njoftoi shtabi operativ rajonal në “Telegram”, transmetoi TASS.
"Në fshatin Gruzskoje, në rrethin e Borisovit, një dron goditi një automjet të udhëtarëve në lëvizje, në të cilin ndodhej një çift i martuar. Gruaja, e cila mori lëndime të rënda të shumëfishta, vdiq gjatë rrugës për në spital. Burri ka lëndime nga shrapneli në këmbë dhe krahë, si dhe një dëmtim të mbyllur në kafkë dhe barotraumë", deklaroi shtabi operativ.
Burri i lënduar me ndihmë urgjente mjekësore ishte transferuar në spitalin e qytetit në Belgorod, ku po i jepet kujdesi i nevojshëm mjekësor, informon TASS. fc/
Foto: arkivi/ilustrim