Një grua gjashtëdhjetë e nëntë vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një i mitur është dërguar në Qendrën urgjente pasi ka rënë nga një ndërtesë në Kisella Vodë
- Një grua gjashtëdhjetë e nëntë vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një i mitur është dërguar në Qendrën urgjente, pasi dje kanë rënë nga një ndërtesë në Komunën e Kisella Vodës.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:54, 4 dhjetor, 2024

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Një grua gjashtëdhjetë e nëntë vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një i mitur është dërguar në Qendrën urgjente, pasi dje kanë rënë nga një ndërtesë në Komunën e Kisella Vodës.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, dje në orën 19:40 në SPB Shkup është denoncuar se në territorin e Kisella Vodës dy persona kanë rënë nga një ndërtesë.
Pjesëtarët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se gruaja D.S. (69) nga Shkupi nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i mituri nëntë vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për t’iu ofruar ndihmë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s