Një gjykatës federal në Teksas vendosi se përdorimi i ligjit të vitit 1798 për të dëbuar emigrantët nga SHBA-ja është i paligjshëm
- Një gjykatës federal në shtetin e Teksasit ka vendosur që përdorimi i ligjit prej vitit 1798 për të dëbuar emigrantët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i paligjshëm dhe për këtë arsye i ndalon administratës së Donald Trampit të kryejë dëbime sipas këtij legjislacioni, raportojnë agjencitë botërore.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:01, 2 maj, 2025
Uashington, 2 maj 2025 (MIA) - Një gjykatës federal në shtetin e Teksasit ka vendosur që përdorimi i ligjit prej vitit 1798 për të dëbuar emigrantët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i paligjshëm dhe për këtë arsye i ndalon administratës së Donald Trampit të kryejë dëbime sipas këtij legjislacioni, raportojnë agjencitë botërore.
Vendimi i gjyqtarit Fernando Rodrigez është i pari që trajton çështjen nëse është e ligjshme të përdoret ligji i vitit 1798 për të kryer dëbime. Trampi e përmendi këtë ligj më 15 mars kur e shpalli grupin e Venezuelës "Tren de Aragua" organizatë terroriste dhe të njëjtën ditë dëboi rreth 250 persona në El Salvador, kryesisht nga Venezuela të akuzuar se i përkisnin këtij grupi. Gjysma e dëbimeve ishin sipas legjislacionit të vitit 1798.
Gjithsej 300 emigrantë ishin dëbuar në El Salvador, ku ishin dërguar në burg.
Vendimi i gjyqtarit vlen për rajonin e tij në Teksas i cili përfshin qytetet e Hjustonit dhe Braunsvillin në kufirin me Meksikën.
"T'i lejohet presidentit që të përcaktojë në mënyrë të njëanshme kushtet sipas të cilave ai mund të përdorë Ligjin për armiqtë e huaj, dhe më pas të deklarojë në mënyrë arbitrare se këto kushte ekzistojnë do të hiqte të gjitha kufizimet mbi kompetencat e degës ekzekutive sipas atij ligji", theksoi gjyqtari në vendimin e tij.
Pas një krahasimi semantik të ligjit dhe deklaratës presidenciale drejtuar "Tren de Aragua", gjyqtari arriti në përfundimin se referenca "tejkalon fushëveprimin e Ligjit për armiq të huaj dhe për këtë arsye është e paligjshme". qa/
Foto: arkivi i MIA-s