• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një gjykatë në Moskë e arrestoi shefin e zbulimit ushtarak ukrainas, Budanov

Një gjykatë në Moskë e arrestoi shefin e zbulimit ushtarak ukrainas, Budanov

Moskë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata Basman në Moskë, me kërkesë të organeve hetuese e arrestoi shefin e Drejtorisë kryesore zbuluese (GUR) të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Kirilo Budanov. Ai, siç kumtoi shërbimi i gjykatës për shtyp, akuzohet për terrorizëm.

Masa preventive për Budanovin është caktuar dy muaj prej momentit të ekstradimit në Federatën ruse apo paraburgim në territorin e Rusisë, transmetojnë mediumet ruse.

Sipas gjykatës, Komiteti hetimor i Rusisë e ngarkon Budanovin për 104 sulme terroriste në bazë të nenit 205 të Kodit penal të Federatës ruse.

Paraprakisht, zyrtarët rusë vazhdimisht bënin me dije për përzierje të shërbimeve speciale ukrainase, prëfshirë edhe Drejtorinë kryesore zbuluese, në kryerjen e sulmeve terroriste në territorin rus.

Sipas shefit të Komitetit hetimor, Aleksandar Bastrikin, Budanov e urdhëroi shpërthimin në urën në krime në tetor të vitit 2022. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR