• e premte, 22 nëntor 2024

Një gjeneral i lartë rus vritet në një sulm ukrainas me raketa

Një gjeneral i lartë rus vritet në një sulm ukrainas me raketa

Moskë, 12 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskomandanti i qarkut ushtarak jugor rus, gjeneral Oleg Zokov është vrarë në një sulm raketor ukrainas, publikoi televizioni shtetëror rus.

"Për fat të keq, ai e humbi jetën heroikisht. Ky njeri meriton mirënjohje të madhe, ai pati autoritet të jashtëzakonshëm në forcat e armatosura", deklaroi mbrëmë gjenerali i pensionuar dhe deputet në Dumën ruse, Andrej Gurullov.

Ministria ruse e Mbrojtjes zyrtarisht nuk e konfirmoi se Zokov është vrarë.

Disa kanale ruse të Telegramit paraprakisht publikuan se Zokov është vrarë në granatimin e qytetit të okupuar ukrainas Berdjansk, që ndodhet rreth 100 kilometra nga fronti.

Javëve të fundit, Kievi në masë të madhe e rriti granatimin e komandave të pasme ruse dhe qendrave logjistike dhe deponive për karburant dhe municion, duke përdorur midis tjerash, raketa pritëse britanike "Storm Shedou". 

Zokov (51) u gjet në listën evropiane të sanksioneve për pjesëmarrje në luftë. 

Ai konsiderohet pjesërisht përgjegjës për serinë e sulmeve me raketa mbi qytetet ukrainase.

Ai është gjenerali i gjashtë rus vdekja e së cilit është konfirmuar nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR