Një furgon me gazetarë austriakë dhe spanjollë u sulmua me dron në Ukrainën lindore
- Një furgon që transportonte gazetarë austriakë dhe spanjollë u sulmua nga një dron pranë vijës së frontit në Ukrainën lindore, njoftoi sot Korporata Austriake e Transmetimeve (ORF).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:54, 8 nëntor, 2025
Vjenë, 8 nëntor 2025 (MIA) - Një furgon që transportonte gazetarë austriakë dhe spanjollë u sulmua nga një dron pranë vijës së frontit në Ukrainën lindore, njoftoi sot Korporata Austriake e Transmetimeve (ORF).
Në automjet ka qenë edhe korrespondenti i ORF-së, Kristian Vershic.
"Një dron na goditi, por për fat të mirë jemi të gjithë mirë", shkroi Vershic në Instagram, ku postoi një video të incidentit të filmuar me telefonin e tij celular.
Sipas ORF-së, sulmi ndodhi në rajonin e Donjeckut, derisa gazetarët po udhëtonin me organizatën humanitare "Proliska" drejt qytetit Kostjantinovka.
Në video shihet si pasagjerët largohen nga automjeti, e ndjekur nga një shpërthim, e më pas vërehen mbetjet e djegura dhe tym.
Foto: Arkivi/ilustrim