• e premte, 22 nëntor 2024

Një funksionar i Hamasit: Vdekja e liderit Sinvar nuk nënkupton edhe fundin e lëvizjes sonë

Një funksionar i Hamasit: Vdekja e liderit Sinvar nuk nënkupton edhe fundin e lëvizjes sonë

Bejrut, 18 tetor 2024 (MIA) – Anëtari i byrosë politike të lëvizjes Hamas, Basem Naim deklaroi sot se vdekja e liderit nuk nënkupton fundin e lëvizjes. Ai tha se organizata nuk mund të shkatërrohet me vrasjen e udhëheqësve të saj, transmeton Bi-Bi-Si, duke shtuar se ai nuk e ka konfirmuar vdekjen e liderit të Hamasit, Jahja Sinvar. 

“Duket se Izraeli beson se vrasja e udhëheqësve tanë nënkupton fundin e lëvizjes sonë dhe luftës së popullit palestinez. Nuk është hera e parë që Izraeli të thotë një gjë të tillë”, tha ai, duke aluduar në vrasjet e liderëve të mëparshëm të Hamasit dhe shtoi se ata ishin bërë “ikona” për gjeneratat e ardhshme. 

Ai shtoi se Hamasi beson se fati i organizatës është “ose fitore ose martirizim”. 

“Po, është shumë e dhimbshme dhe shqetësuese të humbasësh njerëz të dashur, sidomos liderë të jashtëzakonshëm si tanët, por ajo që jemi të sigurt është se në fund jemi fitues, ky është rezultati për të gjithë njerëzit që luftuan për lirinë e tyre”, tha Naim. 

Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Jahja Sinvar, ishte vrarë në operacionin izraelit të enjten. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR