Një fëmijë njëvjeçar nga Likova nga fshati Hotël është helmuar me ilaçe
- Një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël i Likovës është helmuar me ilaçe, kumtoi sot policia e Kumanovës. Rastin në SPB-së Kumanovë kanë paraqitur autoritetet e Spitalit të përgjithshëm dje në orën 18:31.
- Post By Ramize Qamili
- 13:46, 22 korrik, 2025
Kumanovë, 22 korrik 2025 (MIA) - Një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël i Likovës është helmuar me ilaçe, kumtoi sot policia e Kumanovës. Rastin në SPB-së Kumanovë kanë paraqitur autoritetet e Spitalit të përgjithshëm dje në orën 18:31.
Në Spitalin e përgjithshëm u dërgua një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël, komuna e Likovës, i cili është helmuar me ilaçe. Është kryer një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit dhe për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik, informuan nga policia.
SPB Kumanovë punon për zbardhjen e plotë të rastit. rq/
Foto: MIA