Një fëmijë i vogël ka ndërruar jetë, gjashtë të tjerë janë lënduar pasi një automobil u përplas në një kopsht në Kanada
- Një fëmij i vogël e ka humbur jetën pasi një automobil u përplas përmes një dritareje në një kopsht në veri të Torontos, pak para kohës së marrjes dje.
Toronto, 11 shtator 2025 (MIA) - Një fëmij i vogël e ka humbur jetën pasi një automobil u përplas përmes një dritareje në një kopsht në veri të Torontos, pak para kohës së marrjes dje.
Policia rajonale në Jork njoftoi se fëmija që humbi jetën kishte një vjeç e 5 muaj. Gjashtë fëmijë të tjerë, të moshës prej 18 muaj deri tre vjeç, janë lënduar në aksident. Njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Policia në një konferencën për mediat njoftoi se tre të punësuar në kopsht në Riçmond Hil, Ontario, gjithashtu janë lënduar.
Autoritetet njoftuan se është arrestuar shoferi 70 vjeçar. Policia nuk beson që incidenti ishte i qëllimshëm.
Gjatë incidentit kishte 96 fëmijë në kopsht. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s