• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një ekstremist i djathtë u arrestua për dyshimin për komplot për Lojërat Olimpike në Paris

Një ekstremist i djathtë u arrestua për dyshimin për komplot për Lojërat Olimpike në Paris

Paris, 17 korrik 2024 (MIA) - Një ekstremist i djathtë është arrestuar në Francë nën dyshimin se ka planifikuar sulme gjatë Lojërave Olimpike në Paris, të cilat do të hapen javën e ardhshme, deklaroi sot një burim nga forcat e sigurisë, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

18 vjeçari i dyshuar neo-nazis ishte administrator i një grupi në Telegram i quajtur "divizion arian francez", ku kërcënonte për Lojërat Olimpike në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht", tha burimi. 

Ai u arrestuan në rajonin lindor Ba-Rajn, i cili përfshin qytetin Strazburg, ndërsa u mor në pyetje nga policia antiterroriste.

Shërbimet franceze të sigurisë janë në gatishmëri të lartë përpara Lojërave të Parisit, kur rreth 10 milionë vizitorë dhe 10.000 sportistë priten në kryeqytetin francez. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR