• e premte, 05 dhjetor 2025

Një dron shkatërroi një konvoj të KB-së me ushqim për të uriturit në Darfur

Një dron shkatërroi një konvoj të KB-së me ushqim për të uriturit në Darfur

Nju Jork, 22 gusht 2025 (MIA) - Një sulm me dron ndaj një konvoji të Kombeve të Bashkuara ka djegur dhe shkatërruar gjithsej 16 kamionë që dërgonin ndihma në Darfurin verior në Sudanin e goditur nga uria, njoftuan dje Kombet e Bashkuara.  

Sipas zëdhënësit të KB-së, të gjithë shoferët e konvojit WFP dhe personeli ndihmës janë të sigurtë. 

Nuk dihet se kush është sulmuesi, njoftuan KB-ja. 

Ky është sulmi i dytë i tillë, në tre muajt e fundit, i kryer me qëllim që të parandalohet konvoji i KB-së për të dërguar ushqim në Darfurin Verior. 

Në qershor ishte sulmuar konvoi i Programit botëror për ushqim dhe UNICEF-i, ku jetën e humbën pesë persona, ndërsa disa të tjerë ishin lënduar. 

Sudani ndodhet në luftë civile që nga viti 2023. Nga njëra anë është armata, nga ana tjetër Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë, ndërsa në luftën civile deri më tani kanë humbur jetën 40.000 persona, dhe 13 milionë të tjerë janë larguar ose janë zhvendosur. KB-ja thekson se rreth 25 milion persona janë të rrezikuar nga uria akute. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR