• e shtunë, 06 korrik 2024

Një djalë 25-vjeçar ka kryer përdhunim ndaj një 81-vjeçareje nga rrethina e Strumicës

Një djalë 25-vjeçar ka kryer përdhunim ndaj një 81-vjeçareje nga rrethina e Strumicës

Strumicë, 14 shtator 2023 (MIA) - Njëzet e pesë vjeçari A.V. nga fshati Kosevicë, Komuna Makedonska Kamenicë, dyshohet nga policia se ka kryer përdhunim ndaj një 81 vjeçare nga rrethina e Strumicës.

Sipas informacioneve nga SPB Strumicë, ai është arestuar mbrëmë rreth 22.30 nga policë të Njësitit policor Novosellë.

"Personi është ndaluar në Stacionin policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal. Gjatë ditës do të kryhet para Gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Strumicë", qëndron në informacionin e SPB Strumicë.

Nga PTHP Strumicë informuan se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 3.30 dhe të dyshuarit kërkohet që t'i caktohet masë arresti. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR