• e premte, 05 korrik 2024

Një djalë me raketahedhës rrënoi një ndërtesë në Ruma, një ditë para se të lirohej nga trajtimi psikiatrik

Një djalë me raketahedhës rrënoi një ndërtesë në Ruma, një ditë para se të lirohej nga trajtimi psikiatrik

Ruma, 18 maj 2023 (MIA) - Policia serbe në qytetin  Ruma, pasditen e sotme ka arrestuar një të ri, i cili sot nga një raketahedhës ka gjuajtur një projektil dhe ka shkatërruar një ndërtesë të braktisur pranë stacionit hekurudhor në këtë qytet të Vojvodinës, raportojnë mediat rajonale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 në Platiçevë dhe ka shkaktuar shembjen e objektit të vogël, por nga incidenti nuk ka të lënduar.

Sipas informacioneve jozyrtare është arrestuar një 25-vjeçar i cili është liruar nga trajtimi neuropsikiatrik një ditë më parë.

"U konstatua se në objektin e vjetër, të braktisur të stacionit ka rënë zjarr. Menjëherë janë lajmëruar zjarrfikësit të cilët me shpejtësi kanë lokalizuar dhe më pas kanë fikur zjarrin”, shkruan gazeta “Blic”, duke thënë se janë shkaktuar dëme të tjera materiale. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR