• e mërkurë, 21 maj 2025

Një djalë 19 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Gjevgjeli

Një djalë 19 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Gjevgjeli

Strumicë, 19 prill 2025 (MIA) - Një djalë i moshës 19-vjeçare nga fshati Miravc ka ndërruar jetë sot në mëngjes rreth orës katër, kur automjeti "BMW" të cilin e ka drejtuar ka dalë nga rruga në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Miravc dhe Davidovë, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës.

Në deklaratë thuhet se djali ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka konstatuar vdekjen mjeku i Urgjencës.

Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB - Gjevgjeli, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i djalit është dërguar për autopsi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR